Presidenti dekreton ndryshimet në buxhet

Tiranë, 30 korrik, NOA Presidenti i Republikës, dekretoi sot ndryshimet në buxhetin e vitit 2010, i miratuar të hënën në seancën e fundit maratonë, të këtij sesioni legjislativ, vetëm me votat e mazhorancës, 72 vota pro, asnjë kundër apo abstenim, ndërsa opozita bojkotoi votimin.
Lajmi u publikua në faqen zyrtare të Presidencës, ku thuhej se Presidenti dekretoi, Shpalljen e ligjit nr. 10 310, datë 26.07.2010 Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010.
Dekretimi nga Presidenti i buxhetit të rishikuar, që ul shpenzimet e qeverisë, dhe investimet në disa sektorë, vjen pikërisht në një moment kur Partia Demokratike i ka shpallur sulm të hapur, kreut të shtetit, duke e akuzuar atë, si shkelës të kushtetutës, lidhur me mosemërimin e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Por, dekretimi i buxhetit vjen edhe pas miratimit të tij, pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila denoncoi mazhorancën se shkeli parimet e demokracisë dhe rregulloren e kuvendit, duke mos lejuar deputetët e opozitës, të diskutonin nen për nen ndryshimet në buxhet.
Miratimi i buxhetit, u bë edhe molla e sherrit mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, duke degjeneruar në grushta dhe sharje mes deputetëve të PS-së, Erion Braçe, e Gjovalin Kadeli me atë të PD-së, Lefter Maliqi.
Mazhoranca e ka mbrojtur rishikimin e buxhetit, me idenë se sjell ruajtjen e stabilitetit ekonomik, pa prekur programin e investimeve dhe as projektet sociale të qeverisë.
mit/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27821-presidenti-dekreton-ndryshimet-ne-buxhetin-e-vitit-2010-","title":"Presidenti dekreton ndryshimet në buxhet","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")