E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelonë, Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit Mesdhetar

Barcelonë, 30 korrik, NOA Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, në Barcelonë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i BpM-së, z. Ahmad Masa`deh.

Fillimisht ministri Meta përshëndeti diplomatin e këtij sekretariati për Mesdheun, duke e siguruar atë, për mbështetjen e gjithanshme dhe të fuqishme të Shqipërisë në kryerjen e detyrës së tij të re.

Meta shprehu angazhimin e tij, se do të japë ndihmesën e vet për funksionimin e Sekretariatit të Përgjithshëm, duke kontribuar me personel dhe mbështetje financiare.

Shqipëria është e gatshme të luajë një rol sa më aktiv në gjirin e BpM-së dhe për këtë ofrohet të jetë vendi pritës i takimeve në nivel ministrash në të gjitha fushat e veprimtarisë, si energji, bujqësi, mjedis, turizëm etj, i tha zëvendëskryeministri Meta, sekretarit të Përgjithshëm, të PpM-së.

Sipas Metës, kjo vizitë është shprehje e dimensionit mesdhetar të politikës së jashtme të Shqipërisë, pasi përbën prioritet integrimi në strukturat evropiane.

Nga ana e tij, Ahmad Masa`deh, u shpreh se takimi në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, ka një vlerë të dyfishtë, pasi ka një vlerë simbolike për ne, duke qenë se ju jeni i pari ministër i Punëve të Jashtme i një vendi anëtar të BpM-së, që vizitoni selinë e re të Sekretariatit dhe, së dyti, kjo vizitë është shprehje e vullnetit të Shqipërisë në mbështetje të veprimtarisë së Sekretariatit, por edhe të bashkëpunimit me BpM-në dhe vendet anëtare, si në rrafsh shumëpalësh ashtu edhe dypalësh.

Zoti Masadeh e siguroi zëvendëskryeministrin Meta se roli dhe kontributi i Shqipërisë janë të mirëpritur dhe të vlerësuara në të gjitha nivelet e veprimtarisë së Bashkimit për Mesdheun.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta në fund të takimit e ftoi sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, Ahmad Masadeh, të vizitojë Shqipërinë, një ftesë e mirëpritur nga ky i fundit.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27824-barcelone-meta-takon-sekretarin-e-pergjithshem-te-bashkimit-mesdhetar","title":"Barcelonë, Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit Mesdhetar","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›