E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti dekreton skemën e re të rritjes së pagave

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot paketën e reformës së pagave që parashikon hierarkinë e re të pagave për funksionarët e lartë dhe administratën me referencë pagën e presidentit, si më e larta.

Me këto ligje parashikohet dyfishimi i pagave të presidentit, deputetëve, ministrave dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Paketa u dekretua sot, 29 maj, 4 ditë pasi këto ligje kaluan në parlament me një shumicë të cilësuar prej 95 votash, 3 vota ishin kundër dhe një abstenim.

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha ishin kundër rritjes për deputetët dhe ministra.

Gjithashtu me këtë paketë parashikohet dhe rritja e kompetencave të Këshillit të Ministrave në caktimin e pagave në sektorin publik.

Ligji ndryshon pas me shume se 17 vitesh

Sikurse pritej, nuk ka pasur supriza lidhur me ligjet që ndryshojnë, pas më shumë se 17 vitesh, strukturën e pagave në Republikën e Shqipërisë. Ligji “Për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” është dekretuar i pari nga presidenti dhe hyn në fuqi menjëherë, pra në datën 29 Maj.

Dy ligjet e tjerë, për të cilat debati ende nuk ka përfunduar, janë ata që caktojnë pagat dhe shperblimet në intitucionet shtetërore dhe të tjera të pavarura, të krijuara me ligj si dhe ligji për kompetencat e institucioneve që caktojnë pagat dhe përfitimet apo edhe pagën minimale në shkallë vendi.

Edhe këto ndryshime ligjore hyjnë në fuqi menjëherë duke i hapur rrugën qeverisë të hartojë aktet nënligjore për zbatimin e shpejtë të këtyre ligjeve. Pagat në administratë do të rriten duke filluar nga 1 Prilli, pavarësisht datës së hyrjes në fuqi të dekreteve të presidentit të vendit.

Pagat 

Sipas ndryshimeve të miratuara, paga e presidentit bëhet 425 mijë lekë, paga e Kryetarit të Kuvendit nga 229 mijë lekë që ishte, bëhet 393 mijë e 125 lekë. Zvkryeministri i vendit nuk do të marrë 187 mijë leke, por një pagë mujore prej rreth 330 mije lekë. Ministrat e qeverisë do të paguhen me 318.750 leke, nga 175 mije leke që e kishin. Rroga e deputetëve bëhet 310 250 lekë, nga 156 770 lekë që ishte aktualisht. Sipas parashikimeve ky projektligj do të nisë te zbatohet nga data 1 prill dhe përfitues të tij do të jenë edhe 130 mijë punonjësit e administratës publike. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›