Turi i Bashës, ish-kryedemokrati ndalet në Durrës: Kemi lindur për njerëzit, po rigjejmë udhën e humbur falë të rinjve
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në qytetin e Durrësit, në një takim me të rinj e të reja që shumë e shohin si një përpjekje për t’u rikthyer në krye të kësaj force politike.
Përballë të rinjve, Basha tha se politikanët shpesh e “humbin rrugën”, por e rigjejnë sërish, e kjo falë tyre.
Basha vuri sërish theksin te nevoja për listat e hapura dhe vettingun e politikanëve, për ta pastruar politikën sipas tij nga njerëzit e inkriminuar dhe atyre që prej 30 vitesh nuk e lëshojnë karrigen.
“Ne nuk kemi lindur për veten tonë, ne kemi lindur për njerëzit. Ndonëse e kemi humbur udhën, tani po e rigjejmë falë jush. Shumë të rinj nuk e gjejnë veten në sistemin politik. Prej 2008-ës e deri më sot kjo sëmundje ka ardhur duke u bërë dhe më e madhe. Në Durrës, kapja e bashkisë nga persona pa identitet ka rezultuar fatale për qindra familje, fatale për ekonominë e një prej qendrave më të mëdha që sot nuk konkurron dot as një fshat turistik të Kroacisë.
Dikur deputetët zgjidheshin kot më kot, shkuan te sistemi proporcional, por problemet u shtuan. Ju e dini fare mirë se kush janë dhe si i marrin votat. Peshën kryesore e kanë kryetarët e partisë që i sjellin. Për këtë arsye u kalua një ligj kriminalizimi, ia gjetën zgjidhjen shumë shpejt ustallarët, nuk shkojnë vetë, çojnë djemtë e tyre, shokun e tyre, por mbrapa tyre janë vetë ata. Dy propozime i japin fund kësaj, listat e hapura. Por dhe kjo nuk është garanci e mjaftueshme, pasi dikush i merr ato vota me kërcënime, para, joshje. Ndaj mund të shoqërohet kjo me vettingun e politikanëve”, u shpreh Basha.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
