E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dhe SHISH, shërbëtorë të Berishës

Rama në Twitter

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehi sot keqardhje për deklaratat e maxhorancës. Në një reagim në Tëitter, kryetari i socialistëve, duke iu referuar deklaratave të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu u shpreh se pavarësisht furisë së sotme antiopozitare të qeverisë, kreu shtetit dhe kreu i SHISH janë shërbëtore te kryeministrisë, sipas tij, këtë e  thone faktet dhe jo opozita.

Edhe që kreu i Sherbimit Sekret Shqiptar s’mund të emërohet pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik është fakt i njohur botërisht- shkruan Rama në Tëitter.

Më herët ministrja, Majlinda Bregu vlerësoi figurën e kreut të ri të SHISH, Visho Ajazi, ndërsa tha se zgjedhja e tij në krye të këtij institucioni është bërë konform ligjit.

Po edhe që ky emërim i bërë në këto kushte është pjesë e përshkallezimit të kapjes së shtetit, kjo duket açik! Koha e këtij pushteti po mbaron- përfundon Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›