E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP, projekt dominues

12-08-2012 / Gazeta 55

Financimet e BP-së dhe Total

Shtohen financuesit për ndërtimin e “TAP” me gjigandët britanikë e francezë të nxjerrjes dhe tregtimit të hidrokarbureve. Marrëveshjet ndërqeveritare mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë e bëjnë projektin TAP të jetë më konkurrues, përballë rivalit Nabucco

Dy kompanitë më të mëdha botërore të hidrokarbureve, BP dhe Total kanë firmosur një marrëveshje me kompaninë e Azerbajxhanit Socar për të financuar realizimin e gazsjellësit të TAP. Sipas njoftimit më të fundit të konsorciumit kjo marrëveshje parashikon se të tre kompanitë mund të blejnë deri në 50 për qind të kapitalit të projektit, që aktualisht ka si aksionere të tjera zviceranen Egl, kompaninë norvegjeze Statoil dhe gjermanen E.ON Ruhrgas.
Investimi i BP, Total e Socar do të kontribuojë në drejtimin e punës së vazhdueshme në disa fusha të rëndësishme gjatë gjithë periudhës që do të vijojë nga vendimi final e deri në përfundim  të projektit që pritet në vitin 2013. 
Sipas drejtorit menaxhues të TAP, Kjetil Tungland, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të rëndësishme është një votë më shumë për besimin në cilësinë e zgjedhjeve teknike e tregtare që TAP ka zgjedhur me aktorët e industrisë kryesore, gjithashtu forcon edhe njëherë mbështetjen e bashkëpunimit që u nënshkrua mes TAP dhe Shah Deniz në muajin qershor. “Bashkëpunimi ynë me Shah Deniz, thotë drejtori i TAP, tashmë është edhe më afër dhe ka një ndikim edhe më të gjerë”.
Marrëveshja jep një siguri më shumë për rezultate pozitive në përfundimin e kësaj vepre të madhe të korridorit të Jugut. Ecuria e deri tanishme e projektit duke parë edhe marrëveshjet e tjera ndërqeveritare të suksesshme mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë e bën projektin TAP të jetë më konkurrues dhe ndoshta fitues të garës ndaj konkurrentes tjetër Nabucco për transportimin e gazit nga Deti Kaspik drejt Europës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›