E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti dhe qeveria e Jemenit japin dorëheqjen

Gjatë ditëve të fundit rebelët kanë marrë në kontroll një sipërfaqje të konsiderueshme të kryeqytetit Sana'a, duke u përplasur fortë me forcat qeveritare

Jemeni është përfshirë nga një krizë madhe politike. Presidenti i këtij vendi së bashku me qeverinë ka dhënë dorëheqjen si pasojë e rritjes së konfliktit me rebelët e Houthi. Gjatë ditëve të fundit rebelët kanë marrë në kontroll një sipërfaqje të konsiderueshme të kryeqytetit Sana'a, duke u përplasur fortë me forcat qeveritare. Hothui mban peng gjithashtu edhe shefin e stafit të presidentit dhe konflikti rrezikonte të shndërrohej në një luftë civile.

Anëtarët e grupit rebel të Houthi-t, kërkojnë përfshirje më të gjërë të tyre në jetën poltike dhe institucionet e Jemenit.

Qeveria e sapo dorëhequr ishte formuar disa kohë më parë me një ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›