E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti gjerman Steinmeier: Armatimi i Europës nuk mund të zëvendësojë NATO-n

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shprehu sot dyshime nëse një ushtri e përbashkët evropiane mund të zëvendësojë NATO-n.

“Ne kemi shumë arsye për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj NATO-s,” tha Steinmeier gjatë një vizite në një qendër trajnimi ushtarak në qytetin perëndimor gjerman të Koblenz.

“Këshilla ime është kjo: Të mos u drejtohemi alternativave që nuk janë të disponueshme.

“Euroarmy është një ide, por nuk është një zëvendësues adekuat për sigurinë e ofruar nga NATO,” vuri në dukje presidenti gjerman.

Ai theksoi se kontributi i Gjermanisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut duhet të rritet në vitet e ardhshme, ndërsa shprehu shpresën se prioritetet e qeverisë së re do të përfshijnë forcimin e forcave të armatosura gjermane (Bundeswehr).

“Ne takohemi këtu në një ditë të veçantë, pas javësh negociatash” për të formuar një qeveri koalicioni, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier, duke iu referuar marrëveshjes së shpallur në Berlin të mërkurën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›