E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidenti i Autoritetit Palestinez Abas: T’i jepet fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas ka bërë thirrje që t’i jepet fund menjëherë agresionit “gjithëpërfshirës kundër popullit palestinez”.

Sipas zyrës së tij pas takimit në Aman me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, Abas ka kundërshtuar “praktikat që lidhen me vrasjen e civilëve ose abuzimin e tyre nga të dyja palët”, duke theksuar se Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) heq dorë nga dhuna dhe i përmbahet legjitimitetit ndërkombëtar, rezistencës paqësore popullore dhe veprimit politik si një rrugë për arritjen e qëllimeve tona kombëtare.

PLO është një organ politik palestinez i kryesuar nga Abas që është kundër Hamasit dhe ka  paralajmëruar për një krizë humanitare që po afrohet në dritën e ndërprerjes së funksionimit të vetëm termocentrali të Rripit të Gazës për shkak të mungesës së karburantit, gjë që ai paralajmëron se mund të shkaktojë ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore dhe bën thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të siguruar ujë dhe energji elektrike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›