Presidenti i BE di si të gëzojë liderët e botës
Ndërsa Bashkimi Europian është zhytur në një nga krizat më të thella në histori, presidenti i unionit, Hermn Van Rompuy kërkon që drejtuesit e lartë të shohin anën e bukur të jetës.
Si dhuratë Krishtlindjesh, Van Rompuy, një njeri që njihet për reputacionin e tij si një njeri i mërzitshëm, u ka dërguar 200 liderëve botërorë një përmbledhje me ese për … lumturinë.
Libri botëror i lumturisë është një përmbledhje me ese të shkurtra për lumturinë nga ekspertë prej 50 vendeve të ndryshme.
Në letrën shoqëruese thuhet se të menduarit pozitiv nuk është më vetëm për ëndërrimtarët e naivët.
Kërkesa ime për ju si liderë botërorë është që të bëni prioritet politik për vitin 2012 lumturinë dhe mirëqenien e njerëzve, thuhet në letrën e Van Rompuy.
Liderët e BE ndërkohë mund të lexojnë fraza të tilla në libër si krijoni monedhën tuaj, të cilën nuk e blen askush tjetër, apo edhe paratë mund të blejnë lumturinë nëse i shpenzojmë për të tjerët.