E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Minibashkia 11 investime sa ne 10 vitet e fundit se bashku

Konsultim me qytetaret per te kthyer vemendjen te njesia 11

Ne vijim te konsultimit te projektbuxhetit te bashkise per vitin 2012 kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha u takua dje me banoret e njesise bashkiake numer 11 e cila do te perfitoje nje numer te madh investimesh publike gjate vitit te ardhshem. Kryebashkiaku Basha deklaroi se investimet publike te parashikuara per minibashkine 11 do te jene aq sa ne 10 vitet e fundit te marra se bashku. Gjithashtu Basha gjate konsultimit me banoret tha se Bashkia ka rikthyer vemendjen ndaj kesaj njesie duke deklaruar se projektbuxheti i Bashkise per vitin 2012 parashikon per kete zone rikualifikimin urban te infrastruktures rrugore ujesjelles kanalizime rikonstruksionin dhe ndertimin e shkollave kopshteve e cerdheve dhe ndertimin e nje qendre sociale duke kthyer keshtu vemendjen e Bashkise edhe ndaj kesaj njesie bashkiake.

Takimi

Nje pjese e madhe e ketyre investimeve shtrihet ne territorin e njesise bashkiake nr. 11 nje njesi e cila per nje kohe te gjate eshte lene jashte vemendjes dhe pasojat e kesaj mungese ju i vuani ne menyre te perditshme. Per kete njesi ne kemi planifikuar vitin e ardhshem fonde te mjaftueshme te ndertimit te Unazes ne Koder-Kamez me nje gjatesi prej 1300 metrash ndertimin e rruges qe lidh rrugen Don Bosko me rrugen Egnatia rehabilitimin total te bllokut mbi shinat ne nje siperfaqe prej 30 hektaresh ndertimin e kanalizimeve te ujerave te zeza ne kufi me komunen e Paskuqanit ndertimin e kanalizimit te ujerave te zeza ne bregun e Lumit. Keto 5 investime te medha infrastrukturore jane rezultat i nje konsultimi paraprak me te zgjedhur te njesise vendore 11 me kryetarin Haki Mustafa por edhe perfaqesues te tjere te zerit te komunitetit te kesaj njesie vendore - nenvizoi kryetari i bashkise se Tiranes.

Projektet

Sipas kryebashkiakut Basha banoret e njesise bashkiake numer 11 jane perfituesit kryesore te nje sere projektesh strategjike qe do te marrin jete gjate vitit 2012 si ndertimi i terminalit te ri te trenit dhe autobuseve urbane dhe interurbane per linjen e Tramit Laprake- sheshi Nene Tereza. Projekti do te mundesoje zhvendosjen e shinave te trenit nje problem tejet shqetesues per banoret e Laprakes. Ne do te nisim se shpejti transferimin e stacionit te trenit nga vendi ku ndodhet tani tek territori qe kemi marre qe eshte shume afer njesise suaj vendore pavaresisht se shtrihet ne territorin e Kasharit nje siperfaqe prej 80 mije metrash katrore ku ne do te vendosim stacionin e ri te trenit stacionin e autobuseve interurbane te te gjitha drejtimeve me perjashtim te lindjes. Pra per perendimin veriun jugun dhe drejtimet e ndermjetme si dhe ku do te nise projekti i njerit prej linjave te Tramit qe perkatesisht do ta perkufizoja si linja Laprake sheshi Nene Tereza. Vendosja e ketij terminali realizon nga pikepamja infrastruktore nje hap shume te rendesishem para se te nise investimi strategjik i bulevardit te ri nga Stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranes dhe me pas deri tek rezervuari i Paskuqanit qe eshte edhe berthama e parkut te ri te qytetit te Tiranes. Kryebashkiaku i Tiranes foli edhe per segmentin e Unazes se re nga qendra Kristal tek Teknologjikja per tu bashkuar me Unazen e re qe eshte ndertuar prej kohesh dhe ndertimin me dy nivele te rrethrrotullimit te Doganes. Lumi i Tiranes eshte sot ne gjendje te degraduar por me projektin qe ne parashikojme ky lume jo vetem do te rehabilitohet por do te jete pjese e rendesishme e zhvillimit urban te Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›