E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE-se Rompuy viziton sot Maqedonine

Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy viziton sot Maqedonine. Presidenti i BE-se do te takohet me presidentin Georgje Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

Raporti i ardhshem i BE-se per Maqedonine reformat dhe ceshtja e kontestit te emrit me Greqine do te jene pikat e diskutimit midis zyrtarit te larte evropian dhe autoriteteve shteterore te Maqedonise.

Rompuy pas vizites ne Shkup do te udhetoje drejt Malit te Zi Bosnje-Hercegovines dhe Shqiperise ne kuader te axhendes se tij ballkanike.

Nje dite para vizites Van Rompuy theksoi se Bashkimi Europian eshte perkushtuar ne perspektiven europiane te Ballkanit Perendimor. Ai terhoqi verejtjen se duhet shume pune per te bere dhe se jane te nevojshme reformat intensive tek vendet e Ballkanit ne fushen e te drejtave te njeriut luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›