Presidenti i BERZH Shqiperia partnere ne bashkepunim afatgjate

Gjatë qëndrimit në Slloveni, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me
një grup përfaqësuesish të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
(BERZH), të kryesuar nga z. Suma Chakrabart, Presidenti i ri i kësaj
banke. Presidenti i BERZH u shpreh se institucioni financiar që ai
drejton, e konsideron Shqipërinë si një partnere të saj dhe se
bashkëpunimi dhe projektet me Shqipërinë kanë qenë dhe janë të
suksesshme.
“E njoh Shqipërinë si një përthithëse të projekteve tona të suksesshme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi e lidhja e fortë që kemi, do të jetë afatgjatë”, – u shpreh Presidenti i BERZH, duke vënë në dukje se kjo Bankë ka përgatitur një strategji të re, me mbështetje të fokusuar në projekte infrastrukture, energjie, privatizime, etj. Po ashtu, në fushën e forcimit të institucioneve është destinuar një fond i konsiderueshëm për të mbështetur këtë proces.
Kryeministri Berisha nga ana e tij theksoi se qeveria shqiptare e konsideron BERZH-in si një partner shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit të vendit e të lirisë së ekonomisë së tregut.
“Ju, – u shpreh Kryeministri, – jeni pjesë e progresit dhe arritjeve tona, me mbështetjen e gjithanshme të dhënë deri sot dhe me projektet për të ardhmen”.
Gjatë takimit, Kryeministri bëri një panoramë të zhvillimeve në vend,duke theksuar se qeveria po vazhdon projektet e infrastrukturës kombëtare, rurale e të gjithëllojshme, si baza e zhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm. Ai i prezantoi presidentit të BERZH punën e bërë në fushën e energjisë së rinovueshme, që nga viti 2007 e në vazhdim, të kurorëzuar me dhënien me koncesion të rreth 330 HEC-eve, nga të cilat 72 tashmë të përfunduara e në prodhim me kapacitet 125 mega dhe 50 të tjera në proces. Potencialet janë akoma më të mëdha, prandaj mbështetja me financime i këtij sektori është shumë e rëndësishme.
Më tej, Kryeministri Berisha e garantoi presidentin e bankës për vazhdimësinë e reformave, mbajtjen e rritjes ekonomike, ekuilibrin makroekonomik dhe kujdesin për borxhin publik e deficitin buxhetor në normat dhe objektivat e përcaktuar.
Nga ana e tij, presidenti i BERZH-it siguroi kryeministrin Berisha se kjo bankë do te vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, por edhe në nivel rajonal, duke inkurajuar sektorin privat me mbështetje financiare dhe partneritet.