E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Qeveria fajeson opoziten per deshtimet e saj

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se Qeveria nuk reagon për situatën e rëndë të zjarreve e të krimeve në vend, por fajëson opozitën për çdo dështim të saj.

"Shqiptarët duhet ta largojne sa me parë këtë Kryeministër, sepse nje Kryeminister qe fajëson opoziten per çdo gje qe nuk ben dot vete, eshte nje Kryeminister qe nuk e ben detyren, por mendon vetëm për interesat e tij dhe të oborrit të tij", tha Rama, në mbledhjen e së martës të grupit parlamentar socialist.

Kryetari socialist theksoi se PS pret që të nisë diskutimi për ndryshimet kushtetuese të propozuara, ndërsa përsëriti qëndrimin se opozita është gati të votojë për heqjen e imunitetit, sapo të mbyllet diskutimi për paketën e depozituar në Kuvend.

"Paketa jonë u etiketua nga Qeveria si paçavure. Ne i kemi paraqitur Kuvendit një paketë kushtetuese që ka të bëjë me një reformë thelbësore të sistemit të drejtësisë. Kjo Qeveri të korruptuarish nuk mund ta kuptojë dot që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Gjykatës së Lartë të zgjidhen me shumicë të cilësuar. Për propozimet e bëra ne jemi frymëzuar nga të gjitha kushtetutat e vendeve me të rëndësishme të Bashkimit Evrpian", u shpreh Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›