E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i EPP-së uron Kryetarin e ri të PD-së: Shpresoj në bashkëpunim të frytshëm

Presidenti i EPP-së Wilfried Martens i ka dërguar një mesazh urimi, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në mesazhin e tij, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, organizata më e madhe politike në Evropë, me mbi 70 parti-anëtare nga 40 vende, ndër të tjera shkruan:

I dashur Kryetar,
Dua tu përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri.Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm.

Kreu i ri i PD ka marrë mesazh urimi edhenga Kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban. Në mesazhin e tij, ndër të tjera Kryeministri Orban shkruan:

I dashur z. Kryetar,
Më lejoni tu shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ, më lejoni tju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit. Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›