E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilton mirëpret përfundimin e proçesit zgjedhor: Pres të bashkëpunoj me Kuvendin e ri

Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, mirëpriti përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, që u shënua sot me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend, tha Wilton.

Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë procestheksoi ai.

Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›