E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti i Egnatias, Demrozi: Kam vetëm një peng, që nuk morëm edhe Kupën

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi ka komentuar suksesin e arritur në finalen e “Final 4”, duke mposhtur 4-0 Vllazninë dhe duke u kurorëzuar me titullin kampion për të dytin vit radhazi.

“Egnatia mori atë që meritonte sot. Ishim gjatë gjithë fazës së dytë në vendin e parë, shpresojmë të marrim sa më shumë trofe. Kam vetëm një peng, që nuk morëm dhe Kupën e Shqipërisë, e doja edhe atë”.

“Çdo gjë është arritur falë punës së bërë. Do të vazhdojmë edhe me të rinjtë, por Rrogozhina është qytet i vogël, nuk ka, jemi të detyruar ti marrim nga Durrësi dhe Tirana”.

“Shpresojmë që këtë vit të kapim Kupat e Evropës. Skuadrën e kemi të kompletuar, nuk marrim më shumë se dy apo tre elementë”.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›