E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti i Emirateve në Tiranë, sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan viziton sot Shqipërinë

Mesditën e kësaj të diele mbërrin në Tiranë Presidenti i Emirateve Arabe, sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi vizitën të një rëndësie të veçantë për shkak të marrëveshjeve të përbashkëta.

Shefi i qeverisë theksoi se ishte pikërisht sheiku ai që e nxiti marrëveshjen për ndërtimin e portit turistik të Durrësit si dhe marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore energjetike.

Gjithashtu presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit në Shqipëri./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›