E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Hungarisë, Lazlo Solyom viziton Shqipërinë me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

29 tetor 2009

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në datat 30-31 tetor 2009, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri Presidenti i Republikës së Hungarisë, Lazlo Solyom.

Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Presidenti i Hungarisë do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Gjithashtu, axhenda e Presidentit hungarez Solyom parashikon një vizitë në qytetet turistike të Sarandës dhe të Durrësit, ku do të pritet nga autorietetet më të larta vendore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›