Presidenti i KE Charles Michel mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga Rama

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka mbërritur në Tiranë ku është pritur me ceremoni mirëseardhje nga kryeministri Edi Rama. Më pas në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Charles Michel dhe Kryeministrit Rama.
Agjenda e plotë:
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në një vizitë zyrtare në Tiranë.
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve.
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp.
/rtsh.al/