Presidenti i La Liga-s “dush të ftohtë” për Barcelonën dhe Kupën e Botës për Klube

Merkato e verës duket se do të rikthejë edhe një herë në vëmëndjen e të gjithëve kushtet e vështira finanaciare, në të cilat operojnë drejtuesit e Barcelonës. Verën e kaluar klubi katalan e pati të vështirë që të regjistronte Dani Olmon ndërsa presidenti i La Ligës ka paralajmëruar sot se vështirësitë financiare do të pengojnë përsëri ekipin në fjalë.
“duhet të dini se të blesh një lojtar nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin e tij. mund të marrësh një futbollist, por nuk mund ta regjistrosh atë nëse nuk plotëson disa kushte”, tha Tebas, i cili pranoi se sot për sot Barcelona nuk mund të regjistrojë portierin e blerë nga Espnjaol, Joan García.
Mes të tjerash presidenti i La Ligës ka thënë se Kupa e Botës për Klube nuk ishte në interes të klubeve. Ai tha se do të bënte gjithçka që të mos kishte një edicion të dytë të këtij kompeticioni me formatin e ri.