E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drita përballë Differdange në Champions, trajneri Ramadani: nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë

Drita, kampionia e Kosovës në futboll ka mësuar emrin e kundërshtarit në raundin e parë të Ligës së Kampioneve, është kampionia e Luksemburgut, Differdange.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 8 ose 9 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa e kthimit më 15 ose 16 korrik në Luksemburg.

Trajneri i skuadrës, Zekirija Ramadani ka deklaruar pas hedhjes së shortit: “Ishim të përgatitur për çdo kundërshtar. Në këtë fazë të garave evropiane, ku përballemi me kampionë të vendeve të ndryshme, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë. Megjithatë, ne jemi të përgatitur për këtë sfidë”.

“E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do ta respektojmë çdo kundërshtar dhe kam shumë besim se me grupin që kemi, mund të arrijmë rezultate të mira. Kam besim të plotë në ekipin tim. Na mbetet të punojmë fort, të bëjmë analiza të detajuara për kundërshtarin, dhe në fund, le të flasë fusha”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›