E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Libisë kërcënon se nuk do të lejojë ndarjen e vendit

Presidenti i Këshillit Tranzitor të Libisë, Mustafa Abdeljalil, është kërcënuar se do të përdorë dhunën, për të parandaluar shkëputjen e pjesëve lindorë të vendit.

Udhëheqësit fisnor dhe komandantët e njësive lokale në pjesën lindore të Libisë e shpallën të martën si rajon gjysmë-autonom territorin nga Sirte deri në kufi me Egjiptin, pjesë kjo e Libisë e pasur me naftë.

Kundërshtarët e këtij vendimi frikësohen se është ky vetëm hapi i parë drejtë ndarjes së vendit, gjashtë muaj pas përmbysjes nga pushteti të Muammar Gaddafit.

“Nuk jemi të gatshëm për ndarjen e Libisë”, tha Abdeljalil, i cili ftoi në biseda udhëheqësit fisnor dhe ja u tërhoqi atyre vërejtjen nga mbeturinat e regjimit të Gaddafit.

“Duhet ta dini se elementet e infiltruara të regjimit të Gaddafit po bëjnë përpjekje që t’iu shfrytëzojnë, e ne jemi të gatshëm ti ndalim, madje edhe me përdorim të dhunës”, tha Abdeljalil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›