E Diel, 1 Nëntor 2026

Një “Super e marte” e vështirë për Mitt Romneyn

Në garën e republikanëve për kandidaturën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ish- guvernatori i Massachusets, Mitt Romney, sipas njoftimeve në televizion ka fituar me dallim të ngushtë zgjedhjet paraprake veçanërisht të rëndësishme në Ohaio.

"Një natë e mrekullueshme", u shpreh me entuziazëm Romney, kur u bë e qartë se ai kryeson në 13 shtete.

Me rëndësi simbolike ishte fitorja prej 38 për qind në zgjedhjet në Ohaio. Kjo ishte fitorja e pestë e Romney-t pas atyre në Idaho, Massachusets, Vermont dhe Virxhina, në fushatën e ashtuquajtur "Super e Marta", që u zhvillua në dhjetë shtete.

Por edhe rivali i tij kryesor, ish-Senatori Rick Santorum, ka shënuar suksese. Ai është renditur në vendin e dytë. Santorum fitoi në Dakotën e Veriut, Oklahoma dhe Tenessi.

Ndërsa kandidati tjetër, Neët Gingrich, ish-drejtuesi republikan i Dhomës së Deputetëve ka fituar në shtetin e tij të lindjes, Georgia.

Kjo mjafton që ai të vazhdojë të qëndrojë në garë, megjithëse gjasat e tij janë shumë të pakta. Rezultatet e tij në shtetet e tjera janë tepër të dobëta, që ai të mund të ketë gjasa të dalë në krye si kandidat kundër Obamës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›