E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Rumanisë në Tiranë, takime me autoritete të larta


Qendron sot për një vizitë zyrtare në vendin tonë, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu.
Në orën 10:00 Presidenti Rumun do të pritet në një ceremoni zyrtare nga kreu i Shtetit Bamit Topi në Pallatin e Brigadave e më vonë dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.
Pas takimit, në prani të dy presidentëve do të nënshkruhet Meromandumi i Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit si dhe nënshkrimi i Protokollit të Bashkëpunimit midis dy porteve.
Në orën 11:20 Presidenti Rumun Basescu dhe Presidenti Topi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në orën 12:20 Presidenti i Rumanisë do zhvillojë një takim me kryeministrin Berisha, ndërsa në 15:50 është parashikuar takimi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Presidenti rumun do të takojë edhe Komunitetin Arumun që jeton në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›