Itali/ Shkatërrohet rrjeti i drogës, drejtohej nga shqiptarë

Shtatë persona janë vënë në pranga në Itali gjatë një operacioni për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës që drejtohej nga shtetas shqiptarë.
Rrjeti vepronte në Itali me bazë në Romë, Voterbo dhe Livorno ndërkohë që droga mbahej në Shqipëri e Belgjikë.
Forcat policore italiane kanë kryer dhjetëra kontrolle dhe kanë sekuestruar apartamente, automjete dhe llogari bankare që ishin në pronësi të të arrestuarëve me vlerë prej miliona eurosh.