E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i kongresit lokal te KE, sot e neser ne Tirane

Presidenti i Kongresit Lokal dhe Autoriteteve Rajonale te Keshillit te Evropes, Jan Micallef, viziton vendin tone ne datat 1 dhe 2 nentor. Keshilli i Evropes, njoftoi se ne kete vizite ai do te shohe nga afer situaten e demokracise rajonale dhe lokale ne vend. Vizita e tij vjen pak dite pasi disa pushtetare lokale te Partise Socialiste u ankuan prane OSBE-se per mosrespektimin e autonomise vendore nga ana e pushtetit qendror. Po nga KE-ja njoftohet se do te vizitojne vendin tone Jak Lakso dhe David Uilshire, bashkeraportuesit per Shqiperine ne Komitetin Monitorues te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Me 3-5 nentor ata do te vijne ne Shqiperi ne nje mision tjeter faktmbledhes per te verejtur arritjet e realizimit e Shqiperise sa i takon detyrimeve ndaj Keshillit te Evropes. Ne axhenden e tyre parashikohet takimi me Presidentin Topi, kryeministrin Berisha; kryetaren e Parlamentit Topalli; ministrin e Jashtem, Meta; ate te Brendshem, Basha; me te Drejtesise, Nishani si dhe kryetarin e Gjykates Kushtetuese, Kristo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›