E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kush jane aleatet tane strategjike ne bote

INTERVISTA/ Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, thote se prioritete kryesore te Shqiperise, jane liberalizimi i vizave dhe anetaresimi ne BE

Zevendeskryeministri Ilir Meta, ne intervisten dhene kanalit televiziv Top News ne Tirane, evidenton se politika jone, eshte politike e fqinjesise se mire dhe integrimit rajonal, duke shtuar se Shqiperia, eshte vend shume i rendesishem per sigurine e Ballkanit. Duke folur per raportet me fqinjet, Meta tha se se shpejti do te kete marreveshje partneriteti strategjik me Italine dhe shtoi se edhe marredheniet me Greqine, jane te nje rendesie strategjike. Per lidhjet me Serbine ai tha se marredheniet jane ne funksion te stabilitetit te te gjithe rajonit. "Shqiperia dhe Serbia jane vendet kyce per paqen, stabilitetin dhe integrimin e rajonit", - ka vleresuar Meta. Por ai tha se "Serbia duhet te ndjeke te njejten politike ndaj serbeve ne rajon sic ndjek edhe Shqiperia ndaj shqiptareve ne rajon". Ne kete kuader, Meta tha dhe se "deshirojme marredhenie me te mira me Rusine".

Z.Meta, cilat do te jene prioritetet e politikes se jashtme, ne driten e marredhenieve te reja qe Shqiperia ka me Bashkimin Europian, duke pasur parasysh se ne kete legjislature te re, qe sapo ka nisur, me nje qeveri te re, ju jeni ne krye te Ministrise se Jashtme, nje nga dikasteret me te rendesishme, si ne aspektin politik ashtu edhe kombetar per Shqiperine.

Prioriteti kryesor i politikes se jashtme, pas anetaresimit te vendit ne NATO, pa diskutim qe eshte anetaresimi i Shqiperise ne BE, cka perben njekohesisht edhe nje sfide madhore, por edhe nje proces i cili ka nje sere hapash, qe se pari duhet te shoqerohen me progresin e reformave te brendshme. Shqiperia sot eshte nje vend anetar i NATO-s, por kjo nuk do te thote se angazhimet tona kane perfunduar. Perkundrazi, ne ndjejme me shume detyrim dhe pergjegjesi per te kontribuar ne te gjitha sfidat madhore qe Aleanca ka, jo vetem ne rajonin e kontinentit tone, por kudo ne bote. Kjo eshte edhe arsyeja perse Shqiperia ka marre angazhime suplementare per sa i perket rritjes se prezences se saj ne Afganistan. Padyshim qe ky eshte treguesi i angazhimit te Shqiperise per te ndare me partneret tane kryesore dhe ne radhe te pare me SHBA, ne sfida te tilla globale, te cilat kane te bejne edhe me rajonin tone, perderisa jane te nje rendesie globale dhe me efekte per sigurine kudo ne bote. Shqiperia eshte nje vend shume i rendesishem per sigurine e Ballkanit, te Europes dhe te Mesdheut. Ne kete drejtim une jam i bindur se politika jone e jashtme eshte nje politike shume e qarte, eshte nje politike shume konkrete, e cila pa asnje diskutim do te vazhdoje te jape rezultate te prekshme dhe pozitive per vendin tone dhe per qytetaret tane. Nese e shohim ne nje plan me afatshkurter, padyshim qe liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian mbetet prioriteti yne me i rendesishem. Me kenaqesi konstatoj nje progres shume te ndjeshem te Qeverise dhe te gjithe institucioneve gjate gjithe kesaj kohe si dhe nje nivel shume te larte angazhimi. Une besoj se kjo eshte nje sfide qe te gjithe ne, se bashku me qytetaret shqiptare do ta fitojme gjate vitit te ardhshem.

Cilat do te jene vendet qe do te perbejne ne nje fare menyre pjesen me te rendesishme diplomatike, strategjike me Shqiperine, duke pasur parasysh, se ju vete e cilesuat rajonin si bllokun e pare te ketyre vendeve, por duke pasur parasysh edhe proceset e tjera integruese te Shqiperise me vendet e BE. Do te jene Italia dhe Greqia per shkak te perqendrimit te madh te emigranteve, apo do te kete nje diapazon me te gjere marredheniesh diplomatike?

Marredheniet me Italine dhe me Greqine do te jene shume te rendesishme dhe strategjike per arsye se jane dy vende te BE-se dhe te NATO-s, ku tashme jemi edhe ne. Te dyja keto vende jane shume te interesuara per perspektiven e rajonit tone, dhe ne kete drejtim edhe te Shqiperise. Por edhe per faktin tjeter se jane vende ku ne kemi perqendrimet me te medha te qytetareve tane jashte vendit. Dhe natyrisht kur diskutohet ceshtja e Shqiperise, apo kur diskutohen ceshtje te Ballkanit Perendimor, interesi i Italise apo edhe i Greqise eshte me i madh, eshte me i dukshem, se vendet e tjera qe jane edhe me larg. Por eshte e qarte se interesat e ketyre vendeve jane te perditshme, ne te gjitha format dhe menyrat se si shprehen dhe realizohen keto interesa. Ne me Italine kemi rene dakord dhe shume shpejt do te kete nje marreveshje te partneritetit strategjik qe u konfirmua edhe gjate vizites qe une pata ne Rome, nga kolegu im Italian z.Fratini dhe kjo gje besoj se do te realizohet ne fillim te vitit qe vjen, gjate vizites se Kryeministrit Berisha ne Rome. Pa asnje diskutim qe marredheniet me Greqine jane te nje rendesie strategjike dhe pergjithesisht ekziston nje fryme shume pozitive bashkepunimi, per te prekur edhe ate problematike e cila shpesh here sjell edhe emocione te instrumentalizuara ne politiken tone. Sa i takon rajonit, doja te vecoja marredheniet me Serbine. Sepse pa asnje diskutim qe Shqiperia dhe Serbia jane vendet kyce per ecurine e paqes, stabilitetit, integrimit dhe prosperitetit te rajonit tone. Politika jone ka qene dhe mbetet ajo e inkurajimit te shqiptareve ne te gjithe vendet ku ata jetojne ne rajonin tone, qe te kontribuojne per inkurajimin e proceseve integruese dhe evropianizuese, ne menyre qe shqiptaret kudo qe te jetojne, te fitojne te gjitha te drejtat qe u takojne dhe te gjithe se bashku te bashkohen ne BE. Dhe natyrisht qe do te krijohej nje fryme pozitive per rajonin tone ne rast se nje politike e tille do te ishte po kaq e qarte edhe nga ana e Serbise, ne raport me serbet, kudo qe ata jetojne ne rajonin tone. Dhe une besoj se duke synuar perparimin e marredhenieve midis dy vendeve tona, duke patur parasysh qe ceshtja e Kosoves, per te cilen dy qendrimet tona jane te ndryshme ne thelb, nuk eshte nje ceshtje bilaterale, por eshte nje ceshtje shume e madhe, eshte nje ceshtje nderkombetare. Marredheniet tona bilaterale, jo vetem duhet te jene ne funksion te interesave reciproke, por njekohesisht duhet te kontribuojne per nje imazh shume pozitiv te rajonit, perballe Bashkimit Evropian, perballe aktoreve te tjere shume te rendesishem nderkombetare. Dhe natyrisht qe mezazhi i bashkepunimit midis Shqiperise dhe Serbise ka nje impakt shume me te gjere ne rajonin tone, dhe jo vetem ne dy vendet respektive. Une besoj se ne kete drejtim ne do te shenojme progres pozitiv dhe te qendrueshem. Perseri, theksoj se politika e fqinjesise se mire, politika e bashkepunimit dhe integrimit rajonal eshte kyci i gjithe sukseseve qe ka arritur Shqiperia deri tani dhe eshte elementi me i vleresuar ne pergjithesi nga komuniteti nderkombetar kur vjen fjala per te bere nje vleresim te vendit tone ne raport me vendet e tjera te rajonit. Pa asnje diskutim, marredheniet me Turqine mbeten shume te rendesishme dhe prioritare, sepse Turqia eshte jo vetem pjese e rajonit tone, por eshte edhe nje vend me peshe shume te rendesishme gjeostrategjike. Keto jane pak a shume prioritetet dhe vleresimet per rajonin tone dhe per Bashkimin Evropian. Ndersa ne nje plan me te gjere, dihet qe marredheniet me SHBA jane jashtezakonisht te rendesishme per ne. Ne kemi bere nje vleresim shume konkret: SHBA jane aleat strategjik, vecanerisht per sa i perket ceshtjeve te politikes se sigurise rajonale dhe globale. Gjithashtu, rritja e bashkepunimit ekonomik edhe ne fusha te tjera mbetet nje prioritet kyc ne raportet tona, ne menyre qe marredheniet politike ne fushen e sigurise te shkojne paralel edhe me bashkepunimin ekonomik. Sigurisht vizita e fundit e Zv.Kryeministrit te Kines, me rastin e 60 vjetorit te marredhenieve diplomatike, tregon se Shqiperia eshte e ndergjegjshme per rolin ne rritje te Kines ne politiken dhe ekonomine globale. Ne jemi te vendosur qe kete tradite pozitive prej dekadash midis dy vendeve dhe dy popujve tane ta investojme per nje te ardhme shume te mire dhe me konkrete te ketyre marredhenieve, vecanerisht ne drejtim te bashkepunimit ekonomik dhe tregtar. Ne deshirojme marredhenie shume me te mira edhe me Rusine, sepse eshte nje vend shume i rendesishem ne politiken globale dhe natyrisht qe do te deshironim te shihnim nje qendrim edhe me realist te tyre qe do te ndihmonte shume me teper ne stabilitetin e rajonit tone, pasi shpesh here veme re edhe paragjykime per ceshtje te caktuara te cilat jane jashte kohes. Ne duam te zhvillojme marredhenie me te mira me Rusine dhe do te punojme ne kete drejtim, duke qene te bindur se eshte nje vend shume i rendesishem, qe ka fjalen e tij me peshe ne te gjitha forumet me te rendesishme boterore dhe ne menyre te vecante ne Keshillin e Sigurimit. Z. Meta c'rol do te kete diplomacia shqiptare, duke pasur parasysh se shteti i ri i Kosoves eshte nje realitet i ri politik, por edhe se Shqiperia tashme ka nje rol te ri per ta ndihmuar Kosoven, ne kete proces?

Shqiperia do te vazhdoje te beje te gjitha perpjekjet e saj, per te perkrahur njohjen e metejshme te shtetit te ri te Kosoves. Jo thjesht dhe vetem per arsyen se mbeshtesim nje shtet te ri ku shqiptaret jane ne nje mazhorance shume te rendesishme, por ne radhe te pare sepse duke mbeshtetur njohjen nderkombetare te Kosoves, ne ndihmojme per te forcuar stabilitetin e rajonit tone ku Kosova mbetet nje element kyc. Natyrisht qe bashkepunimi yne do te jete i gjithanshem dhe i orientuar gjithnje ne drejtim te mbeshtetjes se integrimit evropian te Kosoves. Per ne mbetet shume i rendesishem bashkepunimi i udheheqesve te Kosoves me Bashkimin Evropian, bashkepunimi dhe koordinimi i tyre me EULEX-in, i cili pa asnje diskutim eshte atje per te ndihmuar shtetin e ri te Kosoves, me qellim qe institucionet e reja, sidomos ne fushen e ligjit dhe te sigurise si dhe e drejta e minoriteteve, te konsolidohen dhe njekohesisht t'i perafrohen standardeve evropiane, ku Kosova synon nje dite te beje pjese se bashku me vendet e tjera te rajonit. Ne i kushtojme shume rendesi te drejtave te minoritetit serb dhe te pakicave te tjera ne Kosove, sepse mendojme qe ceshtja e minoritetit nuk eshte ceshtje numerike, por eshte esenciale per te siguruar natyren demokratike te ketij shteti te ri dhe evropian, qe eshte shteti i ri i Kosoves. Ka te beje gjithashtu edhe me standardet evropiane, te cilat jane aq shume te rendesishme per te fituar mbeshtetjen e duhur te Bashkimit Evropian ndaj Kosoves ne te ardhmen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›