Presidenti i ri, Balla thirrje opozitës: Sillni kandidaturat, keni kohë deri nesër

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje Opozitës të propozojnë emra kanditatësh për president deri nesër në orën 16:00 . Nga Fieri Balla shprehet se do të vlerësohet çdo emër i propozuar pasi mazhoranca kërkon një president të gjithë shqiptarëve.
“Në rast se këto propozime na vijnë, ne do të themi opinionin tonë për kandidaturat. Por për të shkuar më pas në seancë dhe deri nesër ora 16:00 koha është, që kandidatura të depozitohet zyrtarisht, pastaj kuvendi të shprehet me votë, duhen firmat e mbështetësve të deputetëve, kushtetuta thotë 20. Në rast se paraprakisht duan një vlerësim tonin janë të mirëpritur t’ia nisin. Të gjejnë mënyrën, me një shkresë si të duan ata. Ne i garantojmë që çdo propozim të tyre do ta marrim me shumë seriozitet e do ta vlerësojmë dhe do të themi, po kjo kandidaturë nuk përmbush pritshmëritë e shqiptarve në vlerësimin tonë se mund ta bëjë detyrën që përfaqeson prësidenti i republikës.
Presidenti i republikës përfaqëson sipas neneve kushtetuese unitetin e popullit dhe duhet të jetë i ndarë nga partitë politike. Prandaj PS ka thënë prej ditës se parë nuk duam një president të partisë socialiste por të të gjithë shqiptarëvë. Dhe pastaj dhe PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, siç kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji. Hajde ta zgjidhim sëbashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do ti qëndrojnë asaj që ranë dakort. Nuk do të propozojmë asnjë kanditat as të hënën në date 23 as të hënën ne date 30 maj. Ne i qëndrojmë marrëveshjeve dhe ndaj shqiptarët i qëndrojnë marrëveshjeve me ne, sepse kemi bëre gjithëçka që jemi angazhuar, natyrshëm duhet dhe mund të kishim bërë më shumë. Por siç e kemi thënë gjithmonë, ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk ka”, tha Balla.
/rtsh.al/