Presidenti i zgjedhur Obama do të emërojë ekipin e ri ekonomik të hënën
Një ndihmës i lartë i presidentit të zgjedhur Barak Obama tha se
administrata e re është e përkushtuar të punojë për zbatimin e një
pakete për rigjallërimin ekonomik, sa më shpejtë që të jetë e mundur.Në
një intrevistë për një emision televiziv, David Axelrod tha se zoti
Obama dëshiron që të punojë me ligjvënësit amerikan për planin e tij
menjëherë, sapo të bëjë betimin si President në datën 20 janar.Në
fjalimin e përjavshëm të demokratëve ditën e shtunë, z.Obama tha se plani i tij do
të përfshijë rindërtimin e rrugëve dhe urave, modernizimin e shkollave
si dhe përdorimin e burimeve alternative të energjisë. Ai tha
gjithashtu se shpreson që të krijojë ose të ruajë rreth 2 milion e
gjysëm vende pune deri në janar të vitit 2011.Zyrtarë të ekipit të
përkohshëm të presidentit të zgjedhur Barak Obama thanë se ai
zyrtarisht do të shpallë udhëheqësit e stafit të tij ekonomik ditën e
hënë. Timothy Geithner thuhet se do të emërohet në postin e sekretarit
të thesarit. Geithner, një zyrtar i departamentit të Thesarit gjatë
administratës së presidentit Bill Klinton, aktualisht është president i
rezervës Federale të New Yorkut. Vlera e stoqeve u rrit menjëherë ditën
e premte, mbasi përhapjes së lajmit se z. Geithner mund të bëhet
sekretar i thesarit. //mm//