Robert Gibbs zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i porsazgjedhur i SHBA-ve, Barack Obama vazhdon të plotësoje stafin që do të udhëheqë për katër vitet e ardhshme. Nga zyra e tij në Chicago, ku po punon për të plotësuar administratën e re me drejtuesit e sektorëve të veçante, Obama ka bëre të ditur se, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë do të jetë Robert Gibbs, i cili ka qenë drejtues i zyrës së shtypit për fushatën. Posti me i nxehtë që ka ngjallur interes është posti i Sekretarit të Shtetit. Sipas mediave amerikane, Obama është ende në pritje te përgjigjes së senatores së New Yorkut, Hilary Clinton. Ish- kundërkandidatja demokrate për president nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për propozimin e presidentit të porsazgjedhur.