E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti kinez Xi: Hormuzi duhet të mbetet i hapur për lundrim

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, zhvilloi të hënën një telefonatë me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, ku u trajtuan çështje të sigurisë rajonale dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, biseda u përqendrua në përpjekjet për të ulur përshkallëzimin e tensioneve dhe për të rritur sigurinë e stabilitetin në rajon, me theks të veçantë tek siguria detare dhe ndikimet e saj ekonomike.

Nga ana tjetër, agjencia kineze Xinhua raportoi se Presidenti Xi Jinping shprehu mbështetjen e Kinës për një armëpushim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës në Lindjen e Mesme.

Ai nënvizoi se konfliktet duhet të zgjidhen përmes kanaleve politike dhe diplomatike, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Xi theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së kalimit normal të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për kalim normal, pasi kjo i shërben interesave të përbashkëta të vendeve rajonale dhe bashkësisë ndërkombëtare,” tha ai gjatë bisedës me udhëheqësin saudit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›