E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti kinez uron Trump: Kina dhe SHBA do të gjejnë rrugën e duhur për t’u marrë vesh në epokën e re

Presidenti kinez Xi Jinping ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale.

Xi shprehet se Pekini dhe Uashingtoni do të gjejnë rrugën e duhur për t’u marrë vesh në epokën e re dhe për të menaxhuar ndryshimet në mënyrën e duhur.

ANSA shkruan se Presidenti kinez tha gjithashtu se historia tregon se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe të humbasin nga konfrontimi.

“Një marrëdhënie e qëndrueshme, e shëndetshme kinezo-amerikane është në përputhje me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar. Urime për fitoren”, shtoi presidenti kinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›