E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti mesazh ngushellimi familjes se policit te vrare. Te gjenden autoret

Nje dite pas vrasjes ne Vlore te oficerit te policise Roland Lika presidenti Topi i dergon nje mesazh ngushellimi familjes se te ndjerit.

Renia ne krye te detyres e punonjesit te policise eshte nje humbje e madhe dhe e pazevendesueshme per familjen per koleget per shtetin dhe gjithe qytetaret e Shqiperise qe mbeshtesin pa rezerva forcat e rendit ne misionin e tyre te perditshem sa te veshtire aq edhe heroik ne mbrojtje te rendit e sigurise se te gjitheve. Me cilesine e Presidentit te Republikes por edhe si qytetar i tronditur nga ky krim makaber u bej thirrje dhe nxis te gjitha strukturat shteterore qe te zbulojne sa me pare autorin e kesaj ngjarjeje te rende dhe ta vene ate perpara drejtesise Reagimi i shpejte dhe i pameshirshem ndaj ketij krimi te pashembullt eshte pergjigja e duhur qe i jepet kujdo qe guxon te cenoje nje punonjes policie ne krye te detyres thuhet ne mesazhin ngushellues te Presidentit Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›