E Diel, 1 Nëntor 2026

Tumori i gjirit rritet numri i te prekurave

Ne Shqiperi cdo vit shenohen 350- 400 raste te reja me tumorin e gjirit. Mjeket thone se rastet shtohen si pasoje jo vetem e faktorit te trashegimise por edhe ndryshimit te stilit te jetes aktivitetit te ulet fizik. Por ajo qe eshte shqetesuese per vendin tone eshte se rastet kapen ne faza teper te avancuara te semundjes. Diagnostikimi me i hershem eshte apeli qe percjellin mjeket ne prag te dites boterore te mamografise.

Numri i rasteve me kancer te gjirit eshte rritur mesatarisht preken rreth 350- 400 femra. Karakteristike per ne Shqiperi eshte fakti qe kapen ne faza shume te avancuara. Mjeku nuk mund te beje dot gje ne shumicen e rasteve thote Lumturi Merkuri mjeke ne Institutin e Shendetit Publik.

Mjekja thote se moshat me ne risk jane ato me 35 vjec por ne vendin tone nuk perjashtohen edhe tumoret e gjirit tek moshat e reja.

Tumori i gjirit eshte me i shpeshte ne moshat mbi 35 vjec dhe me rritjen e moshes rritet propabiliteti per te patur nje tumor te gjirit. Por kemi edhe raste te tumorit te gjirit kur jane prekur femra ne mosha shume te reja tha Merkuri.

Kjo eshte java e mamografise nje nga kontrrollet me te rendesishme e cila rekomnahen mbi moshen 40 vjec. Kete jave ISHP se bashku me disa klinika private kane mundesuar mamografi falas per gra te cilat kane mundesi te pamjaftueshme ekonomike.

Edlira Sulejmani

Azhornuar se fundi e marte 19 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›