E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, ndërkombëtarët takim me Thaçin, Pacollin e Mustafën

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Faith, dhe ambasadori amerikan, në Kosovë, Christopher Felll, janë angazhuar në gjetjen e zgjidhjes së krizës institucionale në Kosovë. Gjatë ditës së hënë, të dy diplomatët kanë takuar me ish presidentin dhe ish kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
 

Sipas mediave kosovare “mesazhi nga ndërkombëtarët ka qenë i qartë: zgjedhja e presidentit duhet të jetë rezultat i një procesi të konsultimit mes partive politike në Kosovë si në pozitë ashtu edhe në opozitë”.

Përgjigja e liderëve ka qenë pozitive. Edhe Thaçi e Mustafa kanë rënë dakort për një tryezë konsultimesh. Pas këtij takimi, Pacolli ka thirrur anëtarët e partisë së tij duke i bindur se largimi nga koalicioni nuk është gjë e mirë. Në këtë takim është folur edhe për kandidaturat e tjera si Agim Çeku e Ibrahim Makolli.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›