Kosovë, AKR-ja ende në pushtet, s`do jetë Pacolli

Behgjet Pacolli ka pranuar të heqë dorë nga kandidatura e tij për president. Ka qenë vetë Pacolli që e ka konfirmuar këtë në takimin me kryeministrin Hashim Thaçi gjatë një darke të hënën mbrëma. Gazeta Express shkruan se "Pacolli ka pranuar të largohet me kusht që të gjendet një kandidat konsensual në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme".
Po sipas gazetës, pasi Thaçi ka marr këtë pëlqim dhe pas takimeve me ndërkombëtarët, tani ftesa i është bërë LDK-së të propozoj emrat për kandidatë të mundshëm konsensual për president. Megjithatë shkruan gazeta, Isa Mustafa ka refuzuar të jap emra. Ndërsa propozimi tjetër i LDK-së që zgjedhjet të mbahen vitin e ardhshëm nuk është pranuar nga kryeministri Hashim Thaçi.