E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti palestinez takon ministrin izraelit të Mbrojtjes

Presidenti palestinez  Mahmoud Abbas takoi një përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë izraelite për herë të parë në vite.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz u takua me Abbas të dielën në mbrëmje në Ramallah dhe diskutoi politikën e sigurisë, çështjet civile dhe ekonomike, konfirmoi zyra e Gantz në një deklaratë për shtyp.

’’ Izraeli po kërkon të marrë hapa për të forcuar ekonominë palestineze dhe të dy kanë rënë dakord për komunikim të mëtejshëm mbi çështjet e ngritura’’, shkroi Gantz në Twitter.

Në takim morën pjesë gjithashtu udhëheqësi i agjencisë izraelite Cogat Ghasan Alyan dhe kreu i inteligjencës palestineze Majid Faraj, theksoi zëdhënësja e Gantz.

Takimi shënon herën e parë në gati një dekadë që përfaqësues të tillë të rangut të lartë të Izraelit dhe palestinezëve janë takuar për këtë lloj takimi.

Kjo vjen menjëherë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett kthehet nga një udhëtim në SHBA ku u takua me Presidentin Joe Biden./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›