E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pogba i emocionuar: Kristiano Ronaldo është një legjendë

Cristiano Ronaldo iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Lisbonë dhe tani mungon vetëm nënshkrimi për të përfunduar kthimin e tij tek Manchester United, ku një Paul Pogba i gëzuar e pret atë. Francezi shprehu entuziazmin e tij në post-Ëolverhampton (Fitorja e Djajve të Kuq 1-0) për faktin që do të ketë shok skuadre portugezin.

Në një prononcim të dhënë për mikrofonët e Canal +, mesfushori francez ka theksuar: “Të gjithë e dinë që ai tashmë është një legjendë në këtë klub dhe është duke u kthyer në shtëpi – shton ai – Natyrisht që është një gjë e mirë për ne, ai do të sjellë përvojën dhe cilësinë e tij. Kur vjen dikush si Cristiano Ronaldo, niveli rritet. Ne jemi vërtet të lumtur që ai do të bashkohet me ne”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›