E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti rus Medvedev viziton sot Serbinë

BEOGRAD-Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev mbërrin sot për vizitë njëditore në Beograd. Mediat rajonale bëjnë të ditur se Medvedev do bisedojë me krerë të lartë serbë.
Pritet që tema kryesore të takimit do të jenë forcimi i partneritetit strategjik dhe ekonomia, ndërsa mendohet se fokusi më i madh do të jetë në kredinë e paralajmëruar të Rusisë për Serbinë, në vlerë një miliard dollarësh.

Rusia njihet prej kohësh si një nga aleatët më të fuqishëm të Serbisë. Vetëm një ditë më parë, presidenti rus theksoi se “Asnjë nuk ka të drejtë të zgjidhë cështjen e pavarësisë së Kosovës, pa lejen e Serbisë”.
“Pa fjalën e fundit të Serbisë, askush nuk mund të vërtetojë se çështja e Kosovës është zgjidhur," ka thënë president rus për “Vecernje Novosti”.

Udhëtimi i Medvedevit në Serbi, do të jetë vizita e parë në vend nga një kryetar shteti i Rusisë që nga 2002 kur Beogradi u vizitua nga Vladimir Putin. Në Beograd Medveded do të marrë pjesë në festimet me rastin e 65 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga forcat naziste
dhe Serbia po e pret me entuziazëm vizitën e Medvedev. Boris Tadiç u citua nga mediat vendase të ketë thënë se vizita e Medvedev në Beograd do të ndihmojë për të thelluar marrëdhëniet ruso-serbe. Moska mbështet pikëpamjen e Beogradit se Kosova është një pjesë e pandashme e Serbisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›