E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hoxha”, familjarët protestë: “14 vjet në pritje të një varri”

TIRANE-“Qeveria e sotshme shqiptare, e cila ishte në pushtet edhe në kohën e zhdukjes së Remzi Hoxhës, tani mundohet ta pengojë procesin gjyqësor në mënyra nga më të ndryshmet". Kështu ka reaguar sot për TvNeës24, Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i zhdukur nga SHIK-u në vitin 2003.
Familja e Remzi Hoxhës ka zhvilluar sot një protestë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku janë zhvilluar këta muaj proceset kundër ish-oficerëve të lartë të SHIK-ut. Protesta korrespondon me 14-vjetorin e zhdukjes së Hoxhës. Familjarët me pankarta në duar ku shkruhej “’14 vjet në pritje të një varri’ u ankuan për zvarritjen e procesit. Ardiani shprehet se në rast dështimi të procesit, ata do ti drejtohen Strasburgut. “Cështja është stërgjatur, kryeministri emëroi Sefgjinin në detyre, një ndër të pandehurit e procesit për babain. I bëjmë apel drejtësisë të zbardhë zhdukjen e babait, ndryshe ne do ti drejtohemi Strasburgut.
Sipas djalit të Remziut, rëndësi ka edhe në se I dorëzohen eshtrat. “Jemi gënjyer për 14 vjet, por kemi ende shpresa tek drejtësia. Të paktën të marrim eshtrat”, shprehet Ardian Hoxha.

Familja Hoxha reagoi dhe një ditë më parë ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet tek Gjykata e Krimeve të Rënda për zbardhjen e cëshjes së Remzi Hoxhës, biznesmeni shqiptaro-maqedonas I zhdukur më 21 tetor të vitit 1995. "Deri në vitin 2002 të gjitha strukturat shtetërore të Shqipërisë e mohuan involvimin e pjesëtarëve të SHIK-ut në këtë rast. Me insistimin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë, pasi u zbuluan provat mbi përkatësinë e veturës (targa e veturës që është parë duke e marrë Remzi Hoxhën) është hapur procedurë penale kundër tre pjesëtarëve të SHIK-ut, të cilët në vitin 2003, me urdhër të prokurorisë u paraburgosën", - thuhet në njoftimin e familjes Hoxha që vijon: "Pas qëndrimit në paraburgim prej 8 deri 9 muajsh, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë z. Theodhori Sollaku, në kundërshtim me ligjin urdhëroi lirimin e tyre duke u arsyetuar në ligjin mbi amnistinë për ngjarjet e vitit 1997, të cilat Shqipërisë i sollën gjakderdhje të mëdha. Prokurori publik hoqi dorë nga ndjekja penale dhe për të mbuluar këtë skandal juridik, prokurori Sollaku lëndën e dërgoi në polici për, kinse, hetime të mëtutjeshme". Njoftimi tregon se: "Familja Hoxha u mbajt në lajthitje për 10 vite me radhë, me premtimin se e vërteta do të zbulohet sado e dhimbshme që është. Sot janë duke u gjykuar katër nga nëntë personat që e kishin zhdukur Remziun, nga të cilët Ilir Kumbaro pritet të ekstradohet nga Anglia në Shqipëri, ku qëndronte i fshehur për një kohë të gjatë me identitet të rrejshëm".
Për rastin Hoxha akuzohen si përgjegjës disa ish-punonjës të SHIK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›