Presidenti si simbol dhe demagogjia e politikës
Martin Leka
Ajo që ndodhi pardje në një aktivitet të Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë, do të dukej banale për dikë që jeton jashtë Shqipërisë, po aq sa edhe për ndonjë që nuk e di se si operon në praktikë politika e ligë dhe të liqtë e politikës.
"Gjembat e flakëve dhembin" - kështu quhej dokumentari i shfaqur në Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura, një prodhim nga bashkëpunimi i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë me Televizionin Publik Shqiptar. Rasti e donte që për nder të këtyre viktimave, të gjithë të heshtnin. (E tha Presidenti në një prononcim për mediat pas aktivitetit). Por nuk mund të ndodhte kështu, kur politika shqiptare dhe politikanët që e përfaqësojnë atë janë të veshur të tërë me demagogji.
Gjithçka të duket si një skenar policesk dhe i neveritshëm. Në aktivitet ishte i ftuar dhe mori pjesë Presidenti i Republikës. Mori pjesë gjithashtu edhe Kryetarja e Kuvendit. Protokolli i shtetit dukej se "nuk dinte gjë" se në aktivitet do të merrte pjesë Kreu i Shtetit. Jozefina Topalli nuk mundi ta fshehë dot "ftohtësinë" me Presidentin e Republikës, madje dukej se ishte vënë në rolin e "skenaristit" të gjithçkaje aty. Një dorë e ftohtë, e dhënë nga halli, madje pa pikë etike protokollare. Pastaj skenari vazhdon. Përfaqësuesi i TVSH fillon: "…E nderuara zonja Kryetare e Parlamentit, i nderuari zoti President…?!". Lapsus të jetë?!... Vazhdojmë. Pas shfaqjes së filmit, vijon "filmi" politik. Rrogëtari i Berishës në institutin e ish-të Përndjekurve Politikë del në podium jashtë programit e anatemon kandidaturat e dekretuara nga Presidenti i Republikës. Topalli duartroket fort e ngazëllehet. Pas aktivitetit flet për mediat dhe "vetakuzohet" për skenarin e pështirë. Thotë diçka për hapjen e dosjeve dhe bie në sy fjala "propozime"… Gjithçka bëhet fjalë për propozimet e Presidentit për anëtarë të Gjykatës së Lartë… Topalli në sinkron me Mirakën.
Kjo pra ishte gjithçka ndodhi në një aktivitet ku merr pjesë Kreu i Shtetit!
Ky rast i inskenuar politikisht do të vlente për të qenë shembulli ideal për të treguar se sa keq mund të administrohet një situatë kritike, siç është në fakt ajo mes institucioneve të larta të shtetit apo dhe brenda vetë maxhorancës.
Ky është rasti më i mirë për të treguar se si në vend që të mundohesh ta davarisësh rrëmujën politike e institucionale, ta rrëmujëzosh më tepër atë.
Ky është rasti më i mirë për të treguar se si maxhoranca po "ha" vetveten me dëshirë dhe e padetyruar nga faktorë jashtë saj, përveç dëshirës antidemokratike për të sunduar me çdo kusht të gjitha pushtetet, edhe ato që si takojnë.
Ky është rasti më i mirë për të treguar se sa kujdes duhet të ketë politika për promovimin e "barazisë gjinore", kur zonjat sa marrin pushtet, bëhen si burra të liq…
Më në fund, ky është rasti për të treguar se qe vetëm një ëndërr mashtruese ajo që një pjesë në PD besuan se Bamir Topi do të ishte një President i Partisë?!...
Ndoshta e projektuar si një "sfidë" ndaj Presidentit të Republikës për ta detyruar atë të zbatojë urdhrat e partisë, gjithçka duket se po bën efektin "boomerang". Nuk besohet se Topit do t'i ikin mbështetësit e masës së gjerë dhe kjo për të është pozitive. Nuk besohet gjithashtu se ky "konflikt" i pashpallur do ta cenojë politikisht atë, përkundrazi. Ndoshta edhe ndonjë "firo" djathtas për të, do të shumëfishohet në shtresa të papolitizuara, apo pse jo, edhe majtas. Kjo është "kostoja" e pavarësisë apo paanshmërisë, e përkthyer në produktin vlerë!
Por nuk është ky problemi që duam të trajtojmë. Problemi është shumë më përgjithësues. Gjithçka bëhet fjalë për nivelin e demokracisë. Maxhoranca me këto veprime po e ul nivelin e demokracisë në parametra të pabesueshëm.
Por maxhoranca dhe Sali Berisha, përmes "përdorjes" së një zonje, po bën një dëm serioz, duke sfiduar e ndëshkuar institucionet. Këtu politika e maxhorncës çalon rrezikshmërisht, duke krijuar idenë dhe bindjen se gjithnjë e më tepër po bien në nivelin e demokracisë së viteve '92-'97. Do të ishte e lehtë t'i quanim "simptoma", pasi tani po duken "plagët".
Tani të gjithë i bëjnë një pyetje maxhorancës dhe nuk kërkojnë përgjigje: "Si ka mundësi që të gjithë Presidentët na qenkan 'të këqij'"(?!)...
Bamir Topin mund të mos e dojë Berisha, Topalli apo Miraka. Ashtu siç mund të mos e donin të majtë apo të djathtë Berishën, Meidanin, Moisiun…
Por, koha kërkon që në këtë vend, qytetarëve t'u mësohet nga politika se simbolet, siç është Presidenti i Republikës, duhet të respektohen e nderohen. Në të kundërt, siç po ndodh sot me disa politikanë, demokracia do të vazhdojë të vuajë, e bashkë me të, qytetarët.