Minatorët, mision i pamundur përballë heshtjes qeveritare
Pasditen e djeshme, fytyrat e përzhëlitura nga dielli të katërmbëdhjetë ish-minatorëve grevistë, shtrirë në ca çarçafë laramanë, para rrugës hyrëse në Presidencë, rrezatonin fundin e durimit.
Ferdinand Dervishi
Pas shtatëmbëdhjetë ditësh në grevë urie, pas protestave para institucioneve më të rëndësishme të shtetit, pas informacioneve të ndryshme që u vijnë e u ndryshohen sa hap e mbyll sytë, ata gjithsesi një të vërtetë e kanë ndjerë qartë e fortë: përballë përpjekjes së tyre për mbijetesë, ngrihet si një mur i ftohtë e i fortë prej akulli heshtja në bllok e të gjitha strukturave kryesore të shtetit. Sikur të mos përfshihej kontakti me një nga anëtarët e stafit të Presidentit paraditen e djeshme, pjesa tjetër, nisur nga Kryeministria, ka mbetur e patrazuar. Po përse kjo heshtje, përse Qeveria aktuale, që reformën e pensioneve e trumbeton si arritjen më të mirë të saj, rrezikon të djegë gjithçka për shkak të grevës së ish-minatorëve, të ish-14 prej tyre? Mos vallë plotësimi i kërkesave të tyre kushton më tepër se ky imazh i shpartalluar?
Kërkesat dhe greva
“Greva ishte një rrjedhojë logjike e përpjekjeve tona, me qëllimin final miratimin e statusit të minatorit”, thotë drejtuesi i grevës dhe njëkohësisht drejtuesi i ‘Sindikatës së Minatorëve, shkurt 1991’, Fiqiri Xibri. I njëjti shton se prej dy vitesh janë bërë të gjitha përpjekjet e ligjshme për të miratuar statusin e minatorit, flet për takimet konstruktive me ministrat e kësaj Qeverie, Ruli e Barka, për mirëkuptimin e gjetur për disa nga kërkesat, për përgatitjen e projektligjit të bazuar te statusi i ushtarakut, edhe pse këta i përkasin një shkalle të dytë, më pak të privilegjuar, të përfitimit nga pensioni, që kushtëzohet nga vështirësia në punë. “Përfundimisht projektligji iu nis edhe 40 deputetëve nga zonat minerare, por heshtja ka vazhduar deri në nisjen e protestave që, filluar nga qershori 2007, kanë qenë gjithsej njëmbëdhjetë. Kështu që greva ka ardhur krejt natyrshëm. Duke parë heshtjen në bllok, paralajmëruam grevën pasi mblodhëm Këshillin Kombëtar. Në maj i dhamë Qeverisë një muaj afat dhe më 18 qershor, sipas vendimit të marrë, nisëm grevën”, sqaron Xibri me një të folur të avashtë, ritmike, ku dallohet toni i zhveshur nga ngjyrimet i një njeriu fizikisht të pafuqishëm. Sipas Xibrit, në thelb statusi i minatorit, i hartuar prej tyre, ka kërkesën për përfitimin e pensionit pas vetëm 10 vitesh punë në minierë, uljen e moshës së marrjes së tij deri në 50 vjeç (nga absurdja 65) si dhe rrumbullakosjen e një shpërblimi minimal në shumën 25 mijë lekë, ose 83% e pensionit në kohën e diktaturës. Po sipas Xibrit, një revolucion i tillë në sistemin e pensioneve nuk ka ndonjë faturë krejt të rëndë për Qeverinë. “Janë vetëm rreth 50 milionë euro në vitin e parë dhe më tej shifra vjen e ulet me 17 për qind në vit, pasi minatorët pakësohen për shkak të moshës, shkurt vdesin, dhe njëkohësisht në tregun ndërkombëtar ka një rritje galopante të çmimit të mineraleve”, sqaron ai.
“Të përndjekurit” e “sigurimeve”
Por mes të gjithë kësaj situate të agravuar prej grevës së tejzgjatur, ka edhe një tjetër problem të madh që paragjykohet, dhe në rastin më të keq konvertohet në qëllimin e vërtetë të protestës. Gjithçka ka nisur kur Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në kuadër të dixhitalizimit të të dhënave, zbuloi një numër të pazakontë ish-minatorësh që përfitonin që nga viti i largët 2000 një shpërblim rreth 5 mijë lekë në muaj pa të drejtë, më saktë me anë të dokumenteve false. Madje, sipas Zyrës së Marrëdhënieve me Median të ISSH-së, numri i ish-minatorëve falsë që kanë përfituar këtë “trajtim të veçantë” shkon në rreth 1000 vetë. Në vitin 2000, zanafilla e këtij përfitimi, as pension, as ndihmë ekonomike, ka lidhje me politikat e shtetit për zbutjen e plagëve sociale të minatorëve për shkak të mbylljes së pothuaj të të gjitha minierave në vend. Minatorët që nuk kishin mbushur moshën e pensionit, por që arrinin të vërtetonin se kishin punuar 11.5 vjet nëntokë dhe gjithsej 23 vjet në minierë, përfitonin këtë pagesë sipas ligjit nr. 8685 të datës 18.11.2000. Pas 10 vitesh, kur ISSH-ja nis të shfletojë dosjet e këtyre ish-minatorëve dhe pasi gjen falsifikime, e ndërpret ndihmën për të gjithë të dyshuarit. “Por të gjithë të parregulltve iu la kohë për të plotësuar dosjet përkatëse me dokumentet që mungonin ose ishin të pavlefshme”, thotë zyrtari i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun i ISSH-së. Sipas të njëjtit, ata që i siguruan dokumentet, e rifituan sërish shpërblimin, ndërkohë që shumë të tjerë nuk janë bërë të gjallë, duke lënë të dyshohet se e kanë përfituar këtë shpërblim padrejtësisht. “Në Kukës kanë pezulluar pagesën e 310 ish-minatorëve kundrejt vetëm 430 përfituesve. Kanë pezulluar dosje, edhe sepse ata të auditit nuk kuptonin dot termat e zanateve të minierës, si ‘fugin’ (zjarrmëtar), ‘armator’ (ai që bën armaturën nëntokë) e të tjera”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Minatorëve të Kukësit, Muharrem Hajdari. Përfaqësues të shtetit e vendosin grevën e urisë së minatorëve, pikërisht pas shpërthimit të këtij fenomeni, por Fiqiri Xibri, drejtuesi i saj, e mohon kategorikisht këtë: “Nuk është e vërtetë. Thelbi i grevës është miratimi i statusit, ndërsa ndërprerja e procesit të pezullimit të këtyre shpërblimeve është e përfshirë në këtë dokument. Edhe ne jemi kundër falsifikimit dhe korrupsionit”.
Misioni i pamundur
Por përballë heshtjes së Qeverisë edhe ky argument duket i pamjaftueshëm. Ashtu si duket i pamjaftueshëm edhe thashethemi se gjithçka është një tollovi e organizuar nga vetë drejtuesi i grevës, Fiqiri Xibri, “i cili dëshiron të sillet në qendër të vëmendjes”. Në këtë pikë më shumë e rëndësishme për vëmendje duket pamundësia e shtetit për të plotësuar kërkesat e grevistëve. Ish-minatorët kërkojnë pension minimal prej 25 mijë lekësh të reja, por si qëndron kjo shifër përballë formulës së pensioneve? Ekspertët thonë se në të gjithë botën e qytetëruar vlera e pensionit nuk është dëshirë, por formulë. Pra, masa e përfitimit të pensionit është në funksion të kontributeve dhe llogaritet me të njëjtën formulë (koeficient që shumëzon sasinë e viteve të punës me pagën) për të gjithë shtetasit, qofshin të punësuar në punë të lehtë apo të rëndë. Pra, në rastin e kërkesave aktuale të ish-minatorëve, kërkesa e pensionit minimal prej 25 mijë lekësh duket e papërballueshme për shkak të barazisë para shtetasve. Por duket edhe kjo llogari e vështirë për financat e varfra të shtetit shqiptar, nuk është shkaku i vërtetë i heshtjes së Qeverisë përballë grevës. As procedurat e kalimit të këtij statusi përmes Parlamentit e të tjera përllogaritje, duket se nuk janë shkaku më kryesor. E vërteta e heshtjes së Qeverisë duket se gjendet në tendencën e frikës për thyerjen e një periudhe të gjatë qetësie nga sindikatat. Thjesht, pas gati 16-17 vitesh, me fitoren eventuale të ish-minatorëve, të gjithë të tjerët do të ndiqnin shembullin e tyre. Një mendim që e artikulon edhe drejtuesi i grevistëve, Fiqiri Xibri. Nga ana tjetër, kjo strategji heshtjeje totale e Qeverisë është më e dëmshme se ulja në bisedime me grevistët. Fundja, kërkesat mund të modifikohen deri në bërjen e tyre të pranueshme.
Presidenti
Dje në mbrëmje grevistët u larguan nga dera e Presidencës për të vazhduar vetësakrifikimin në ambientin ku e nisën. Ky vendim ka ardhur pasi Presidenti Bamir Topi u ka premtuar atyre shqyrtimin e kërkesave të statusit të propozuar, “një shqyrtim që kërkon kohë”. Gjatë ditës së djeshme grevës i janë shtuar edhe dy vullnetarë nga Kukësi. Po dje, kryetari i grevës, Fiqiri Xibri, u shtrua në spital në gjendje të agravuar të shëndetit. Menjëherë pas kësaj, drejtuesit e protestës vendosën që ai të mos e vazhdojë më tej grevën e urisë.
Ligjet për pensionin
Gjatë diktaturës mosha e daljes në pension për ata që punonin në punë të rënda, ishte 50 vjeç, ndërkohë që të tjerët, grupi i dytë i vështirësisë, dilnin në moshën 55-vjeçare dhe të fundit në moshën 60-vjeçare. Në vitin 1993 (11 maj), me vendimin nr. 7703, mosha e pensionit u ngrit për të gjitha kategoritë në 60 vjeç. Ndërsa në prill 2002, krejt papritur, pa asnjë konsultë me sindikatat, Qeveria e ngre moshën e pensionit në 65 vjeç për të gjithë. Në këtë periudhë mosha mesatare e meshkujve shqiptarë ishte 68.5 vjeç. Pra, shumëkush ka vdekur pa gëzuar asnjë ditë pension.