Presidentit Topi takon Drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it, An Veneman.

3 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it, An Veneman.
Në bashkëbisedimin me znj. Veneman, Presidenti Topi vlerësoi rolin mjaft të rëndësishëm që UNICEF-i ka luajtuar me aktivitetet e tij në mbrojtje të fëmijëve dhe vuri në dukje vullnetin e shtetit shqiptar në mbështetje të vazhdimësisë së mëtejshme të aktiviteteve të kësaj organizate.
Në mënyrë të veçantë në këtë takim u fol mbi programin “Në rrugën e duhur: reforma në drejtësi për të rinjtë në Shqipëri” të implementuar nga UNICEF-i me mbështetjen e SIDA-s (Swedish International Development Cooperation Agency) dhe Komisionit Evropian, për të mbështetur përpjekjet e Ministrinë e Drejtësisë në reformat e Drejtësisë për të Rinjtë.
Në vijim të bisedës, me cilësinë e Kryetarit të KLD-së, Presidenti Topi theksoi angazhimin në mbikqyrjen e procesit për shtrirjen e mëtejshme të seksioneve për të miturit në të gjithë gjykatat e shkallës së parë, për të siguruar se gjykatat janë miq të fëmijëve dhe veprojnë për interesin më të mirë të tyre duke siguruar një rehabilitim të plotë në shoqëri. Presidenti vuri në dukje se në kuadër të përmbushjes së aspiratës së integrimit të Shqipërisë në familjen europiane dhe euroatlantike, edukimi dhe përkujdesja për një burim kaq potencial për zhvillimin e vendit që janë të rinjtë është një detyrim përparësor dhe se shteti dhe institucionet shqiptare janë të angazhuara maksimalisht në këtë drejtim.
Nga ana e saj, Drejtoresha Ekzekutive të UNICEF-it falenderoi për këtë takim me Presidentin e Republikës, duke vlerësuar qëndrimin dhe mbështetjen e tij në kuadër të bashkëpunimit me UNICEF-in dhe nismave të përbashkëta në disa aspekte të fushës së drejtësisë dhe shprehu admirimin për përparimet dhe sukseset e jashtëzakonshme të arritura nga vendi ynë.