E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga pozon për Fadil Berishën

Fotografi i mirënjohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili u ka bërë fotografi profesionale shumë modeleve e aktoreve të famshme botërore, në mesin e tyre Halle Berry, Tyra Banks e shumë e shumë të tjerave, tani gjendet në Kosovë me një mision për të bërë një set fotografishë për një personazh të madh të vendit.

Siç ka mësuar Zëri, fotografi Berisha ka ardhur në Kosovë për ti bërë disa fotografi profesionale Presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.

Mësohet se ai ka arritur në Prishtinë më 13 tetor, pra ditën e enjte, ku do të qëndrojë disa ditë, derisa ta kryejë setin e fotografive për Presidenten Jahjaga.

Ndërkaq, mësohet gjithashtu se Berisha, pas përfundimit të punës në Kosovë, do të qëndrojë në Shqipëri, porse nuk dihet se a do të merret edhe atje me politikanë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›