Thaçi lavdërohet në Këshillin Drejtues
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë këtyre 12 vjetëve të themelimit partia që ai drejton mori pjesë në bashkëqeverisje në periudha të ndryshme të ndërtimit të shtetit të Kosovës, duke dëshmuar se është subjekt i organizuar politik dhe e aftë për t’u ballafaquar suksesshëm me sfidat në rrugën drejt ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Ai ka folur edhe për sukseset e qeverisë së PDK-së, duke përmendur ndryshimin e status-quos në veri dhe shtrirjes së autoritetit edhe në këtë pjesë të vendit tonë.
Ndër të tjera, Thaçi ka theksuar se gjatë mandateve për drejtimin e Qeverisë së Kosovës, PDK gjithnjë kishte si synim shtet-ndërtimin e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar, si dhe përfshirjen në strukturat euroatlantike.
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare serish ka dalë partia e parë në vend. Ndryshe, me rastin e 12-vjetorit të shënimit të themelimit të PDK-së do të mbahen edhe aktivitete tjera në shumë pjesë të Kosovës.