Presidentja Jahjaga udhëton për në Nju Jork
Prishtinë, 17 shtator, NOA – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur në mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, ku, javën e ardhshme, pritet të marrë pjesë në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Arbër Vllahiu.
Një ditë më parë, mësohet se edhe kryeministri Hashim Thaçi është nisur drejt SHBA-së.
Udhëtimi i krerëve shtetërorë të Kosovës për në Shtetet e Bashkuara thuhet se bëhet në kuadër të përpjekjeve për shtimin e njohjeve të shtetit.
NOA/RFE