Presidentja e ACR: Të hapur për bisedime

Nga protesta e minatorëve në Bulqizë
BULQIZË- Presidentja e ACR-se, qe mberriti paraditen e sotme me helikopter ne Bulqize per te negociuar vete me grevistet u ka kerkuar atyre te negociojne per zgjidhjen e situates, duke shtuar se reagimet duhet te behen jashte portave te minieres.
Ne nje mesazh per minatoret ajo ka garantuar se firma eshte e hapur per bisedime me minatoret, ndersa ka theksuar se zgjidhja duhet te vije nga gjetja e gjuhes se perbashket.
Me heret ne nje konference per shtyp, ajo ka kerkuar takim me nje perfaqesi prej 4 minatoresh per arritjen e nje marreveshjeje, por pa pranine e kreut te konfederates, Kol Nikollaj, gje qe nuk eshte pranuar nga ana e minatoreve.
Ende pa marreveshje
Minatorët e Bulqizës janë edhe sot në pritje të një marrëveshje me firmën ACR për plotësimin e kërkesave të tyre, për të cilat u ngujuan për ditë të tëra në grevë urie. Ata janë vendosur edhe mëngjesin e sotën në hyrje të zyrave të ACR-së, në shenjë proteste dhe qëndrojnë aty, thuajse durimhumbur për të marrë përgjigje për kërkesat e tyre.
Sipas minatorëve, sot është edhe afati I fundit për plotësimin e kërkesave, në të kundërt, ata i rikthehen grevës së urisë. Mësohet se janë gati edhe lista me 20 emrat e minatorëve të cilët do të ngujohen, nëse nuk marrin përgjigje pozitive.
Një ditë më parë, minatorët u përleshën me policinë, teksa pengonin një kamion memateriale të futej në brendësi të minierës. Si pasojë e goditje me neuroparalizues, tre minatorë humbën ndenjat hde përfunduan në spital në gjendje koma.