E Diel, 1 Nëntor 2026

Revista zviceriane kundër kosovarëve: Janë kriminelë

Revista javore zvicerane “Die Weltwoche”, e njohur për qëndrimin e saj problematik ndaj të huajve, ka botuar sot një shkrim të gjatë lidhur me komunitetin kosovar në Zvicër, respektivisht lidhur me imazhin e keq të këtij komuniteti. “Kosovarët kriminelë”, është titulli i artikullit, të prezantuar në ballinën e revistës, ndërsa “të gjitha, vetëm raste të izoluara?”, është pyetja retorike që shtrohet në moton e artikullit, duke iu referuar dy rasteve të fundit të rënda, protagonistë të të cilave ishin shqiptarët e Kosovës.

Është simptomatike e dhëna se revista “Die Weltwoche”, e cila zakonisht nuk i publikon shkrimet e saj në internet, kësaj radhe është treguar “dorëlëshuar”, duke lejuar që artikulli për kosovarët të lexohet pa pasur nevojë të blihet revista në kioskë.

“Dy gra të vrara, një burrë i prerë në fyt brenda një dite: në të dyja rastet dorasit ishin kosovarë. Natyrisht, nuk janë kriminelë të gjithë shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, por megjithatë, një pakicë e konsiderueshme, është. Cilat janë arsyet?”

Pas kësaj hyrjeje, artikulli në Weltwoche fokusohet në përshkrimin e rastit të therjes së ish-mundësit zviceran në Interlaken, Kari Zingrich. “Vëllezërit kosovarë Rasimi dhe Jetoni dalin nga taksi, shajnë mysafirët e restorantit si “zviceranë të mutit”, “plehra” etj. dhe pas kësaj Rasimi e ther në fyt nga mbrapa ish-mundësin, Kari Zingrich.

Por, më pak fat se Zingrich, i cili kishte mbijetuar sulmin, kishte pasur punëtorja sociale, 48-vjeçarja Daniela H. në Pfäfikon të Cyrihut. Ajo, të njëjtën ditë është qëlluar për vdekje nga pensionisti invalidor kosovar Shani S. Para kësaj ai kishte vrarë edhe të shoqen. Policia thotë se ai donte të parandalonte shkurorëzimin, ndërsa nga punëtorja sociale kishte kërkuar më shumë të holla.

Dy akte të tmerrshme në një ditë. Të dyja i ushtruan kosovarët, të cilët jetojnë me dhjetëra vjet në Zvicër. Nuk janë rastet e para me të cilat imigrantët kosovarë mbulojnë titujt e gazetave. Na ka mbetur në kujtesë Gani L., i cili pak kohë më parë vrau të bijën, ose Dedë Gecaj, që kishte vrarë mësuesin e të bijës në St. Gallen ose kick boksieri Bashkim Berisha, i njohur si “vrasësi nga parkingu…”

“Nuk shkon viti pa ndodhur gjithandej ndonjë veprim i tmerrshëm”, shkruan Weltwoche dhe pastaj në mënyrë sugjeruese u drejtohet lexuesve “së paku secili njeh dikë që ka pasur përvoja të këqija me kosovarët. A janë të gjitha këto raste të izoluara? Ose, përse së tepërmi shumë nga rreth 170.000 kosovarët që jetojnë në Zvicër, edhe pas dekadave nuk ia kanë dalë të integrohen, ashtu siç kanë bërë me sukses të huajt e tjerë?”

Në vazhdim përshkruhet gjeneza e problemit. Në fakt bëhet një histori e shkurtër nga koha kur kosovarët, në kuadër të kontingjenteve të sezonierëve “jugosllavë” vinin të mirëpritur nga ekonomia zvicerane. Ata rridhnin kryesisht nga regjionet rurale dhe të prapambetura. Ishin keq të kualifikuar.

Por, “gabimi” ka ndodhur sipas “Weltwoche”-s, në momentin kur shteti filloi t`u jepte status qëndrimi të rregullt ish sezonierëve. Me këtë status ata mund të sillnin familjet e tyre në Zvicër. Dhe kur kjo filloi të ndodhte, “burrat sollën gratë dhe fëmijët e tyre në Zvicër. Shpeshherë ishin familje me shumë fëmijë ato që vinin, kështu që për një kohë fare të shkurtër numri i shqiptarëve në Zvicër u trefishua. Me të ardhurat që merrnin, baballarët nuk mund të mbanin familjet e tyre të mëdha. Dhe, duke qenë se gratë e tyre në shumicën e rasteve nuk kishin mbaruar as shkollimin fillor, ato mund të punonin, e shumta, si pastruese. Ishte kjo koha kur kosovarët për herë të parë zunë vend në kryetitujt negativë të gazetave. Shumë prej tyre filluan të jetonin nga ndihmat sociale, të tjerët, shumë syresh të mitur, u aktivizuan në tregtinë me drogë, në të cilën rrjetet shqiptare luanin një rol dominues. Deri në 90 për qind e heroinës së kontrabanduar në Zvicër vinte asokohe nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Weltwoche më tutje e adreson te kosovarët edhe fajin për rritjen enorme të numrit të delikteve të dhunës në mes të viteve 1997-2005. Por, cila është mbështetja për këtë? “Kur, nga fundi i viteve 90-a erdhën përkohësisht në Zvicër edhe 50.000 refugjatë lufte nga Kosova, u shënua rritje e madhe e delikteve të dhunës. Sipas një studimi të bërë nga Suva (Enti i sigurimeve nga aksidentet), në mes të vitit 1997 dhe 2005 qe trefishuar numri i “aksidenteve” të shkaktuara nga veprimet e dhunshme në mesin e meshkujve të rinj. Në statistikën kriminalistike udhëheq ranglistën e grupeve më kriminele të të huajve grupi “Serbi, Mal i Zi dhe Kosovë” (statistika nuk bën ndarjen e kosovarëve). Mesatarisht shtetasit nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi kryejnë 3.1 herë më shumë vepra penale se sa zviceranët. Në këtë numër nuk janë llogaritur deliktet e kryera nga shumë të huaj të natyralizuar. Ndërsa këtë shkallë e tejkalojnë vetëm imigrantët nga shtetet afrikane”, shkruan Weltwoche.

Në vazhdim artikulli përqendrohet në jetëshkrimin e Rasim R., njërit nga vëllezërit e akuzuar për therjen në Interlaken. Ai ka ardhur në Zvicër si 11 vjeçar. Kosovarët në regjionin ku jetojnë Rasimi dhe Jetoni i njohin mirë ata dhe ua kanë frikën. Një kosovare e re u ka treguar autorëve të shkrimit se të njëjtën ditë kur dy vëllezërit kishin bërë sulmin me thikë, po ata i kishin shkaktuar lëndime edhe vëllait të saj. “Ata kanë nevojë për të bërë diçka të tillë”, thotë ajo dhe nuk dëshiron t`i dalë emri në gazetë sepse ka frikë se Rasimi e Jetoni mund t`i hakmerren asaj dhe madje edhe familjes.

Më tutje, citohen kosovarët e tjerë, të cilët nuk mund të kuptojnë urrejtjen dhe mllefin që i ka shtyrë dy vëllezërit të bënin atë që kishin bërë. “Ata janë të mllefosur me dorasit, veprimi i tyre është i padëshirueshëm dhe i turpshëm. Janë pra me mijëra bashkatdhetarë të tyre që janë integruar më së miri në Zvicër, thonë ata. Një nga shembujt është edhe vëllai më i ri i Rasimit dhe Jetonit, Mustafa. Ai është punëtor i zellshëm dhe i ndershëm, punon në një hotel të kategorisë së lartë në rrethinë dhe ka marrë tashmë shtetësinë zvicerane.

Fakti se Rasimi ishte i papunë dhe i varur nga ndihmat sociale, i shtyn autorët e shkrimit që të vendosin paralele në mes të rastit në Interlaken dhe atij në Pfaffikon. Edhe vrasësi nga Pfäffikoni merrte ndihma sociale. Kjo paralele shërben më tutje në shkrim për të treguar sfondin social në të cilin jetojnë mjaft kosovarë.

“7.4% e të huajve nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova marrin ndihma sociale. Te zviceranët kjo kuotë është vetëm 2.3%. E përafërt është edhe shkalla e të papunëve. Përderisa mesatarja zvicerane e papunësisë është 2.8%, ajo te serbët, kosovarët dhe malazeztë është 7.5% dhe me këtë, më e larta në mesin e komuniteteve të huaja. Por, vazhdon artikulli, edhe për ata që varen nga ndihmat sociale ia vlen qëndrimi i mëtejmë në Zvicër. Natyrisht, po u krahasua me të ardhurat mesatare rreth 300 euro në Kosovë ose me ndihmat sociale të atjeshme që, nëse i merr, janë 40 euro”.

A shpjegohet shkalla e kriminalitetit te kosovarët me diskriminimin që, sipas sociologëve, ata e përjetojnë në Zvicër, pyesin gazetarët. Përgjigjen mohuese ata e gjejnë te kriminologu i njohur i Universitetit të Cyrihut, Martin Killias. “Një shpjegim i tillë, sado i preferuar që është, është i zhvlerësuar empirikisht”. Killias tregon për studimet mbi italianët,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›