E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidentja e KE-së, Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbledhur sot në një drekë pune në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga fotoja familjare e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Presidenten e Komisionit Europian, von der Leyen.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti pritet të jetë edhe çështja kryesore e diskutimeve në këtë tryezë.

“Do të shikohet ecuria e përgatitjeve të secilit prej vendeve në mënyrë që Komisioni Evropian të miratojë agjendat në muajin tetor, ndërsa pagesat e para të bëhen para fundit të këtij viti”, bëhet e ditur në medie.

Më herët sot kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, ku njoftoi ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ për fuqizimin e bashkëpunimit me BE-në.

/m.m/a f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›